Ky libër në bazë është punim i ofruar Këshillit Nacional për Kulturë i Kuvajtit. Libri shtjellon ndikimin e Islamit në civilizimin njerëzor në vazhdimësi që nga periudha profetike. Por, nëse duhet përmbledhur sferat në të cilat ka ndodhur ky ndikim më tepër, atëherë duhet zgjedhur dhjetë dhurata të cilat ia ka ofruar Islami njerëzimit duke filluar nga besimi i çiltër, të drejtat e gruas, afirmimi i lidhjes mes fesë dhe shkencës etj.
Author: Ebul Hasen En Nedevi
Translators: Bashkim Aliu
Publisher: Komiteti i Lartë Saudit në ndihmë Bosnjës dhe Hercegovinës.
Ky libër flet për mesazhin e vetëm me të cilin janë ngarkuar tërë pejgamberët dhe të dërguarit që nga koha e Ademit e deri te pejgamberi ynë, Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Si dhe dallohet për shkak të vërtetimit të njëshmërisë së Allahut – monoteizmit përmes librave të krishterëve dhe jehudëve (Dhjata e vjetër dhe e re), të cilat i posedojnë tash para vetes.
Author: Naxhi b. Ibrahim El Arfexh
Translators: Bledar Haxhiu
Shiitët janë një ndër grupet e devijuara më të përhapura në botën islame. Idetë dhe mendimet e tyre janë nuk përkojnë me burimet Islame. Ky libër flet rreth bindjeve dhe kundërshtimeve të tyre me Islamin. Megjithëse i shkurtër ky libër me fakte dhe argumente qartëson devijimin dhe rrezikshmërinë e tyre për Islamin dhe myslimanët.
Author: Abdullah b. Muhamed Es Selefij
Reveiwers: Rijad Misini - Arijan Kutelli
Translators: Bahri Curri
Dëshiroj të pendohem, por... : Ky libërth përmban një parathënie rreth rrezikut të përçmimit të mëkateve, pastaj një koment të shkurtër rreth kushteve të pendimit – Teubes dhe disa udhëzime për shërim të shpirtrave. Libërthi përfundon me disa fetva për të penduarit, të mbështetura në argumentet e Kuranit dhe Sunetit dhe fjalët e Dijetarëve.
Author: Muhamed Salih El Munexhid
Reveiwers: Umer Musa
Translators: Ekrem Avdiu
-
Author: Një Grup Hoxhallarësh
Publisher: Uebfaqja i pjesës së Dhjetë të fundit nga Kurani - http://www.tafseer.info
Ky libër është një jetëpërshkrim i shkurtër i jetës së Muhamedit (Alejhis salatu ues selam). Libri përmban katër kapituj: 1. Ta njohim të Dërguarin e fundit (alejhis salatu ues selam) 2. Profeti që përsosi virtytet njerëzore. 3. Profeti (aljehis salatu ues selam) në optikën e personaliteteve botërore. 4. Disa mësime që i nxjerrim nga jeta e Profetit (alejhis salatu ues selam).
Reveiwers: Sulejman Uthmani
Publisher: Instituti Shqiptar i Qytetërimit dhe Mendimit Islam - http://www.aiitc.org